image Policia kapë cisternën me naftë në Zubin Potok, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia

Siguri

Policia kapë cisternën me naftë në Zubin Potok, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia

news image

Policia Kufitare ka hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, ku ka pasur naftë të papërpunuar në Kovaçë të Zubin Potokut, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti “Toyota” me targa vendore, të cilin ka qenë duke e vozitur një 49-vjeçar me inicialet D.V.

Pas kontrollit të realizuar, zyrtarët policorë kanë kuptuar se në automjet kanë qenë të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë me ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

Siç njofton Policia, nafta e papërpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë.

Me vendim të prokurorit, janë iniciuar rastet për “Kontrabandim me mallra”, ndërsa automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal.

/GazetaSinjali/