image Policia kap një person me 16 qese drogë në Hajvali

Siguri

Policia kap një person me 16 qese drogë në Hajvali

news image

Policia e Kosovës dje ka gjetur 16 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë gjatë kontrollit te një i dyshuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në Hajvali, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se qeset me marihuanë janë konfiskuar, kurse i dyshuari është dërguar në stacion policor për intervistim.

Rasti në Polici është hapur si “posedim i substancave narkotike”.

/GazetaSinjali/