image Policia kap në flagrancë një person në Mitrovicë, transportonte municon

Siguri

Policia kap në flagrancë një person në Mitrovicë, transportonte municon

news image

Një 46 vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka transportuar municion.

Arrestimi i L.F. është bërë dje në orën 17:20, ku policia e Mitrovicës gjatë kontrollit të veturës së tij ka gjetur dhe sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer bastisjen në shtëpinë e tij, ku aty janë gjetur një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9mm.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/