image Policia kap dy të rinj me armë në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajtje

Siguri

Policia kap dy të rinj me armë në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajtje

news image

Dy persona të rinj janë arrestuar, pasi që njërit nga ta i është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, ndërsa për të dyshuarin e dytë Policia kishte siguruar fotografi ku shihet se ka ekspozuar armë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë L.Sh., 18-vjeç dhe B.M., 16-vjeç, raporton Gazeta Sinjali.

“Fillimisht për një kontroll rutinë nga NjRSh, është ndaluar personi i dyshuar L.Sh, (mashkull), 18 vjeç, të cilit i është gjet dhe sekuestruar një armë me gaz, dhe më pas është arrestuar i dyshuari i dytë B.M (mashkull) 16 vjeç, për të cilin policia kishte siguruar prova (fotografi) ku i dyshuari kishte ekspozuar armë.”, thuhet në njoftim.

Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli policor në vendbanimet e të dyshuarve, ku në vendbanimin e të dyshuarit L.Sh është gjetur dhe sekuestruar një armë tjetër me gaz e tipit Blow F92.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe më pas të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/