image Policia kap dy të rinj me 13 qese drogë në Vushtrri

Siguri

Policia kap dy të rinj me 13 qese drogë në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, me inicialet L.A., 25-vjeçar dhe F.A., 23-vjeçar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Personat e dyshuar janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku policia ka ndaluar për kontroll personin e parë dhe ka gjetur 13 qese të cilat dyshohet se janë substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërkohë te personi i dytë janë gjetur dy cigare të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të drogës.

“Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i pare substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/