image Policia jep detaje rreth tubimeve të Mozzik-ut nëpër qytete të Kosovës

Bota e Yjeve

Policia jep detaje rreth tubimeve të Mozzik-ut nëpër qytete të Kosovës

news image

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik gjatë ditës së sotme ka vizituar disa qytete të Kosovës, i cili ka provomuar albumin e tij më të ri “Mozzart”.

Ai vizitoi Mitrovicën, Vushtrrin, Pejën, Deçanin e pastaj me të mbërritur në Gjakovë me urdhër të Policisë reperit iu ndalua turneu për shpërndarjen e albumit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë nga rajoni i Gjakovës, Lumni Graishta i cili ka thënë se policia e ka ndaluar për shkak të daljes masive të qytetarëve për ta takuar reperin dhe për të siguruar albumin e tij.

“Policia e ka ndaluar reperin për shkak se në tri komunat paraprake ka pasur numër të madh të qytetarëve të mbledhur e që kryesisht ishin të moshave të reja. Duke e parë këtë situatë ne kemi marrë vendim që ta reperi ta ndërpren promovimin e albumit”, ka thënë Graishta.

Gjithashtu, Graishta tha se Mozzik nuk do të mund të vazhdojë turneun në Komunën e Gjakovës, pasi ky i fundit kishte thënë se mund të mbaj turne edhe ditën e nesërme. /Gazeta Sinjali/