image Policia jep detaje rreth rastit kur hajnat u ikën para syve

Kosovë

Vjedhje e rëndë/ Policia jep detaje rreth rastit kur hajnat u ikën para syve

news image

Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i arrestojë ende personat që kryejtën vjedhje më 1 mars në një barnatore në Obiliq.

Në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali, thuhet që vjedhja ka ndodhur më 1 mars rreth orës 02:00, teksa nuk bëhet e ditur që është arrestuar ndonjë i dyshuar në lidhje me rastin.

“Më datën 01.03.2020 rreth orës 02:00 në rrugën “Hasan Prishtina”, Obiliq ka ndodhur një rast “Vjedhje e rëndë”. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka siguruar një video ku shiheshin katër persona teksa kryenin vjedhje në një barnatore në Obiliq. Video paraqet edhe sesi këta persona pasi që kryejnë vjedhjen, arrijnë edhe t’i ikin policisë, të cilët duket se ishin nisur në drejtim të vendit ku realizohej vjedhja./Gazeta Sinjali/