image Policia jep detaje për veturën që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Kosovë

Policia jep detaje për veturën që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

news image

Një makinë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Eqrem Çabej ne Prishtinë, ku është djegur një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Mw tej, ajo ka treguar se me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë./Gazeta Sinjali/