image Policia jep detaje për shtyllën e djegur në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për shtyllën e djegur në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

news image

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në rrugën “Gazmend Zami” në Prishtinë rreth orës 17:43 minuta.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar. Sipas tij janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it.

“Në ora 17:43, në rrugën “Gazmend ZAJMI” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it, të lënduar nuk ka”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Sipas Krasniqit energjia elektrike në atë pjesë të Prishtinës është ndalur. /Gazeta Sinjali/