image Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj në Lipjan

Siguri/ Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj në Lipjan

news image

Një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan është përfshirë nga flakët, mbërmjen e së shtunës, rreth orës 01:45.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje.

“Më 04.01.2020, rreth orës 01:45, policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipijan, në vendngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për zjarr në një shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.

Shtëpia dyshohet se është e një të dyshuarit për vrasjen e dajës së tij në shtator të vitit që sapo lam pas.

E gjitha ngjarja dyshohet se kishte filluar për një karrocë. Nga përleshja në mes të familjarëve mbeti i vrarë një person, Fadil Krasniqi 42-vjeçar, ndërkohë dy persona ishin arrestuar për këtë rast, njëri ndër ta edhe pronari i kësaj shtëpie, i cili ndodhet ende në paraburgim. /Gazeta Sinjali/