image Policia jep detaje për shoferin e Golf 2-shit që shkaktoi vetaksident në Pejë

Siguri

Policia jep detaje për shoferin e Golf 2-shit që shkaktoi vetaksident në Pejë

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zhujë Selmani’ në qytetin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se shoferi ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës, raporton Sinjali.

“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi.

Ndryshe, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e tipit Golf 2 është goditur për një shtylle ndriçimi afër birrarisë në Pejë.

/GazetaSinjali/