image Policia jep detaje për plagosjen e taksistit në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për plagosjen e taksistit në Prishtinë

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi për një mosmarrëveshje mes dy taksistëve, e cila ka përfunduar edhe me plagosje.

Ndërkohë, ky rast në polici është hapur si “tentim vrasje”, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në QKUK në trajtim mjekësor, nën përkujdesje policore.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gjorgj Bush, Prishtinë,12.02.2022 – 21:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/