image Policia jep detaje për grabitjen e armatosur që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për grabitjen e armatosur që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Musli Mulliqi”, në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Policia e Kosovës bën të ditur se dy persona të panjohur me maska nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1 mijë euro punëtorit në këtë lokal.

Më tutje, bëhet e ditur se grabitësit janë larguar këmbë nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka të lënduar./Gazeta Sinjali/