image Policia jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

Siguri

Policia jep detaje për djegien e autobusit në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një autobus është përfshirë nga flaka në parkingun e autobusëve në qytetin e Fushë-Kosovës.

Ndërkohë, lidhur me rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri“, deklaroi ajo.

Gjithashtu, ajo njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Sipas saj, policia po i trajton edhe rrethanat e ngjarjes./GazetaSinjali/