image Policia jep detaje për alarmin për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për alarmin për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

news image

Përsëri sot ka pasur një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se policia ka pranuar një telefonatë, ku një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Po ashtu, Ahmeti ka treguar se pas kontrolleve nga Policia e Kosovës, nuk është gjetë asgjë e dyshimt.

Kurse, hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

/GazetaSinjali/