image Policia jep detaje për aksionin në Karaçevë/ Numri i të arrestuarve dhe gjësendet që u sekuestruan

Siguri

Policia jep detaje për aksionin në Karaçevë/ Numri i të arrestuarve dhe gjësendet që u sekuestruan

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot ka realizuar një aksion policor kundër “Organizimt të skemave piramidale dhe  bixhozit të paligjshëm”, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se operacioni i realizuar në dy lokacione, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në bixhoz të paligjshëm dhe aktivitete të tjera kriminale.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Përveç shtëpive dhe objekteve përcjellëse, gjatë këtij operacioni janë bastisur edhe lokalet dhe objektet e tjera ku dyshohet se janë zhvilluar  veprimtaritë e lojërave të fatit. 

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 96 aparate të  lojërave të  fatit,
  • katër shtëpiza kompjuterike,
  • tre llaptopë,
  • tre monitor,
  • dy TV që janë përdorur për lojëra të fatit,
  • një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë,
  • një gjenerator,
  •   si dhe 469,15 euro (të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit).

Të gjitha aparatet dhe një gjenerator, sipas procedurave të parapara, Policia bën të ditur se i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Me asistimin e Inspekcionit Komunal të Komunës së Kamenicës, janë rrënuar tri objekte pa leje, në të cilat dyshohet se është ushtruar veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, ndërsa një objekt tjetër është mbyllur dhe është rrethuar me shirita nga Inspekcioni Komunal.

Policia njofton se është duke zhvilluar hetimet dhe kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje të mundshme në këtë rast./GazetaSinjali/