image Policia jep detaje për aksionin e arrestimit të tre hakerëve në Ferizaj

Siguri

Policia jep detaje për aksionin e arrestimit të tre hakerëve në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me FBI-në dhe Prokurorin e Shtetit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një grupi hakerësh dhe se përmes një platforme online, kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online.

Në mesin e këtyre të dhënave përfshihen: kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera, raporton Gazeta Sinjali.  

“Të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh, ata shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme. Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se të dyshuarit e arrestuar janë:  E.J, (1998), Ç.B, (1998) dhe V.S (1996).    

Siç edhe raportoi Gazet Sinjali, policia konfirmon se gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:  

Shtatë shtëpiza kompjuteri

Tre kompjuter llaptop;    

Katër hard disqe;      

 Shtatë telefona mobil;    

Pesë USB memorje;    

Dy mikro SD memorje;          

Para të gatshme – 2625 euro;         

Dokumentacione të ndryshme.  

Me vendim të Prokurorit bëhet e ditur se  tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Gazeta Sinjali/