image Policia jep detaje për aksidentin mes autoambulancës dhe zjarrfikësve në Gjilan, dy të lënduar

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin mes autoambulancës dhe zjarrfikësve në Gjilan, dy të lënduar

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, mes një autoambulance dhe automjeti të zjarrfikësve, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti përveç shoferit të autoambulancës, është lënduar edhe një pasagjer që ka qenë në këtë automjet.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur derisa automjetet kanë qenë në lëvizje e sipërme, në një kryqëzim në rrugët e qytetit të Gjilanit. Në momentin kritik, dy automjetet janë përfshirë në aksident, d.m.th. autoambulanca dhe automjeti i zjarrfikësve. Vozitësi i autoambulancës ka qenë me dritë emergjent duke vozitë. Ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i autoambulancës dhe një pasagjer. Të njëjtit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi”, tha Hashani./Gazeta Sinjali/