image Policia jep detaje për 53-vjeçarin që u godit për vdekje nga rryma në Skënderaj

Siguri

Policia jep detaje për 53-vjeçarin që u godit për vdekje nga rryma në Skënderaj

news image

Idriz Prekazi humbi jetën si pasojë e goditjes nga energjia elektrike, sot rreth orës 17:30 në rrugën “Marie Shllaku”, në Skënderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Sinjalin se 53-vjeçari, pasi që ishte goditur nga rryma, ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Zahiti bëri të ditur se trupi i pajetë i 53-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/