image Policia jep detaje nga atentati ndaj prokurorit shqiptar

Rajon

Shqipëri/ Policia jep detaje nga atentati ndaj prokurorit shqiptar

news image

Policia e Durrësit sqaron dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku u qëllua me armë në drejtim të makinës së Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Si pasojë janë plagosur: Arjan Ndoja, 44 vjeç, Andi Maloku, 30 vjeç, dhe Aleksandër Laho, 48 vjeç.

Sipas policisë, shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës./noa.al