image Policia intervenon në disa lokale të muzikës në Lipjan, shqipton 275 gjoba

Siguri

Policia intervenon në disa lokale të muzikës në Lipjan, shqipton 275 gjoba

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan për të inspektuar se a janë duke u respektuar masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në disa lokale të muzikës janë shqiptuar 275 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar masat antiCOVID dhe 6 fletëparaqitje ndaj pronarëve të tyre, për mosrespektim të orarit të kufizuar.

Po ashtu, në këto lokale të muzikës, janë konfiskuar 40 dokumente identifikimi për çështje procedurale, pasi që në këto subjekte janë hasur edhe disa femra shtetase të huaja, të cilat nuk kanë poseduar leje pune.

“Ndërlidhur me kontrollet e ushtruara policia ka hapur edhe; -Dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, si dhe -Një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve. Për më tepër në kuadër të këtyre angazhimeve  pas një kontrolli të detajuar të një veture policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe Katër pajisje teknologjike specifike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/