image Policia identifikon 60 lëmosh-kërkues, 33 fëmijë në mesin e tyre

Sociale

Policia identifikon 60 lëmosh-kërkues, 33 fëmijë në mesin e tyre

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka zbatuar një plan operativ me qëllim të identifikimit të fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit.

Zbatimi i këtij plani është shtrirë në tërë territorin e vendit dhe në zbatim të tij janë përfshirë njësi të ndryshme policore, Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

Gjatë realizimit të këtij plani nga 24 deri më 28 tetor janë identifikuar 33 fëmijë lëmosh-kërkues, 21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë, sipas njoftimit të Policisë.

Po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë-kërkues të rritur, 16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë.

“Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/