image Policia zbulon dhe asgjëson dy parcela me bimë narkotike në Koshare

Siguri

Policia zbulon dhe asgjëson dy parcela me bimë narkotike në Koshare

news image

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm në brezin kufitar në zonën e Koshares ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohet të jenë kanabis sativa, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë në të dy parcelat janë gjetur 60 bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm.

Tutje policia ka njoftuar se zbulimi i këtyre parcelave është bërë në kuadër të realizimit të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’.

“Në vendin e ngjarjes të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar me djegie në një vend të sigurt. Hetuesit nga DHTN-së do të vazhdojnë të trajtojnë këtë rast edhe në ditët në vijim. Vlen të cekët se policia kufitare e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe janë mbështetur nga Polici e Shtetit e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.