image Policia i shkon në shtëpi 21-vjeçarit të dyshuar për kanosje, i konfiskohet arma
[wp-story id="814678"]

Siguri

Policia i shkon në shtëpi 21-vjeçarit të dyshuar për kanosje, i konfiskohet arma

news image

Një 21-vjeçar është shoqëruar mbrëmë rreth orës 21:00 në stacion policor në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se njësitet policore kanë shkuar në rrugën ‘Isa Kastrati’ ku ndodhet shtëpia e të dyshuarit, i cili ka dorëzuar revolen e tij.

Sipas burimeve, revolja gjysmë-automatike, është konfiskuar nga Policia, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit rast për ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

/GazetaSinjali/