image Policia i shkon edhe sot te banesa mësuesit nga Prizreni që po akuzohet për pedofili

Siguri

Policia i shkon edhe sot te banesa mësuesit nga Prizreni që po akuzohet për pedofili

news image

Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, nga Prizreni i cili u përfshi në një skandal, ku u publikuan pamje teksa shihej se si tentoi ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri, ende nuk është kapur nga Policia.

Ai u kërkua dje nga policia por nuk është gjetur në adresën e banimit të tij. Sinjali mëson se edhe sot Policia i ka shkuar te banesa, derisa nuk dihet nëse është kapur apo nuk është gjetur as sot aty.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihen disa njësi të Policisë në lagjen ku banon Kikaj.

/GazetaSinjali/