image Policia i liron dy të dyshuar që i kapi në flagrancë duke bërë shitblerje të drogës

Siguri

Policia i liron dy të dyshuar që i kapi në flagrancë duke bërë shitblerje të drogës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi i ka zënë duke bërë shitblerje të substancës narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në Prizren ku gjatë kontrollës në trupin e tyre janë gjetur një qese me marihuanë dhe 190 euro para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku në njërën shtëpi është gjetur një peshore digjitale dhe mbetje e kokainës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/