image Policia i gjen armë të ndryshme, arrestohet një person në Deçan

Siguri

Policia i gjen armë të ndryshme, arrestohet një person në Deçan

news image

Një person është arrestuar dje në Deçan pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se tek i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë Stoger T6429 -19G00478 dhe tridhjetë fishekë cal 9x19mm.

Gjithashtu kanë bërë të ditur së në vend të ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të kalibrit të njëjtë.

/Gazeta Sinjali/