image Policia heq pankartat “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” në Novobërdë

Siguri

Policia heq pankartat “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” në Novobërdë

news image

Policia e Kosovës ka hequr pankartat ku shkruhej “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, e të cilat ishin vendosur në Komunën e Novobërdës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kosovo Online raporton se pankartat janë vendosur mbrëmë nga protestuesit serb, të cilët po kundërshtojnë reciprocitetin e targave ndaj Serbisë që ka vendosur Qeveria e Kosovës që nga e hëna.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi tre serbë të cilët po vendosnin dje një bilbord me të njëjtën mbishkrim në Graçanicë dhe e hoqi atë. 

/Gazeta Sinjali/