image Policia hap rast ndaj të infekturit me koronavirus në Graçanicë

Shëndetësi

Policia hap rast ndaj të infekturit me koronavirus në Graçanicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast ndaj personi të infektuar me koronavius, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i infektuari kishte shkelur masën e vetizolimit.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të regullt.

“Raportohet se është iniciuar lënda ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vetizolimit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 14:00 në Graçanicë. /Gazeta Sinjali/