image Policia gjen 14 bimë kanabisi, arrestohen dy të rinj

Siguri

Policia gjen 14 bimë kanabisi, arrestohen dy të rinj

news image

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se kanë kultivuar kokainë ose kanabis, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë që ngjarja ka ndodhur në fshatin Soponicë të Kaçanikut ku kanë gjetur 14 bimë të kanabis-sativa.

Të dyshuarit janë A.D., (1997, mashkull kosovar) dhe A.D., (2000, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur edhe dy paketime me marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje dhe dy karikatorë pa fishekë.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

PK ka njoftuar se bimët do të shkatërrohen në vendngjarje ndërsa mostra e tyre merren për ekzaminim.

/GazetaSinjali/