image Policia e shpall në kërkim menaxherin e Taynes, Rinor Hykollin - Sinjali

Policia e shpall në kërkim menaxherin e Taynes, Rinor Hykollin

news image

Menaxheri i reperes së njohur kosovare, Taynes, Rinor Hykolli, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Ai po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ai u shpall në kërkim me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 0280 330-061 – Drejtoria Rajonale Gjilan – E-mail adresa: [email protected]/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin