image Policia e Pejës arreston personin e dënuar për dy vepra penale, dërgohet në Dubravë

Kosovë

Siguri/ Policia e Pejës arreston personin e dënuar për dy vepra penale, dërgohet në Dubravë

news image

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat Themelore në Pejë dhe Mitrovicë për veprat penale: Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe të substancave psikotropike dhe analoge’ dhe ‘Vjedhje’, i dënuar me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.R. i lindur me 1985, m/k/sh, i cili është i dënuar me me dy (2) vite e pesëmbëdhjetë (15) ditë burg”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/