image Policia e Kosovës tregon se a është në arrati polici i krimeve ekonomike

Kosovë

Policia e Kosovës tregon se a është në arrati polici i krimeve ekonomike

news image

Dyshimet se edhe një hetues i Krimeve Ekonomike është i përfshirë në procesin hetimor të korrupsionit kundër disa policëve hetues të arrestuar ditë më parë, Policia e Kosovës i ka demantuar përmes një komunikate.

Siç kanë raportuar mediat, polici i Krimeve Ekonomike, Faton Zabërgja është në arrati prej të mërkurës në mbrëmje.

Megjithatë Policia e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se polici i apostrofuar (v.j Faton Zabërgja) nuk është në arrati dhe se ai këto ditë si zakonisht është paraqitur në vendin e tij të punës

“Sqarojmë se zyrtari policor F.Z. nuk ndodhet në arrati, ai është duke punuar dhe kryer detyrat e tij në polici. Policia e Kosovës ka ofruar çdo herë bashkëpunim me institucione e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës në rastet kur është dyshuar se pjesëtarë të policisë janë përfshirë në veprimtari penale, gjë që është duke e ofruar edhe në këtë rast dhe asnjë herë nuk ndërhyn në hetime”, thuhet në komunikatën e policies./Gazeta Sinjali/