image Raportimi i Sinjalit: Policia e Kosovës u sulmua në veri me granatë dore e kallashnikov

Siguri

Raportimi i Sinjalit: Policia e Kosovës u sulmua në veri me granatë dore e kallashnikov

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Policia e Kosovës ka qenë sërish cak i sulmeve me armë. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sveçla tha se Policia e Kosovës u sulmua sot rreth orës 07:40 me granatë dore dhe kallashnikov.

“Po ju njoftojmë për situatën e sigurisë, posaçërisht në veri. Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë”, tha ministri Xhelal Sveçla.

/GazetaSinjali/