image Policia e Kosovës situatën në veri po e monitoron edhe përmes dronëve

Siguri

Policia e Kosovës situatën në veri po e monitoron edhe përmes dronëve

news image

Reagimin me protesta dhe bllokim të rrugëve nga ana e serbëve të veriut, Policia e Kosovës përveç pranisë fizike atje është duke e monitoruar edhe me anë të dronëve.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar pasi serbët lokalë dhe lidershipi i tyre atje kanë reaguar me protesta e barrikada duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të aplikojë masë reciprociteti ndaj Serbisë, duke mos lejuar automjetet serbe që të hyjnë në territorin e Kosovës me targa të shtetit serb.

Policia e Kosovës është vendosur me forca të shtuara të njësive të saj elite në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për ta pasur situatën nën kontroll.

Përveç pranisë fizike, e me mjete të blinduara, Policia e Kosovës është duke e monitoruar situatën edhe përmes dronëve.

/GazetaSinjali/