image Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 24 persona

Siguri

Statistika/ Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 24 persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur nëntë aksidente me të lënduar, ndërsa 35 të tjera me dëme materiale.

Më tutje bëhet e ditur se janë shqiptuar 1 mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë tiketa trafiku, transmeton Gazeta Sinjali.

Në statistikat e përgjithshme theksohet poashtu se gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 24 persona dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/

No photo description available.