image Policia e Kosovës ndalon një zyrtar serb në Jarinje

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës ndalon një zyrtar serb në Jarinje

news image

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Damjan Joviç, u ndalua sot në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës.

Joviç, u ndalua nga Policia e Kosovës, për më shumë se një orë.

“Ne kishim një ndalesë në Jarinje për një orë e gjysmë por nuk është  diçka për të cilën nuk jemi mësuar, asgjë nuk është e vështirë për ne”, tha ai për KO

Sidoqoftë, Joviqit iu lejua hyrja në Kosovë pas më shumë se një ore që u ndalua.

Zyrtari serb kishte ardhur në Kosovë për të vënë gurë themelin për ndërtimin e Shtëpisë Studentore brenda Shkollës Bujqësore të Prishtinës, me seli në Leszko./ Gazeta Sinjali/