image Policia e Kosovës gjen armë me fishekë në një veturë në Fushë Kosovë

Siguri

Policia e Kosovës gjen armë me fishekë në një veturë në Fushë Kosovë

news image

Sot rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës, Policia e rajonit të Prishtinës ka ndaluar veturën Mazda me targa të Kosovës, dhe pas kontrollit që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit, ka arritur që të gjejë në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestrojë një revole të tipit TT, tetë copë fishekë si dhe një karikator, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, gjersa tregojnë se i dyshuari me inicialet S. N., është mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Ndërsa, ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Komunikata e plotë nga Policia e Kosovës:

Prishtinë, 24 nëntor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon punën e saj me qëllim kapjen e armëve dhe municioneve të cilat posedohen nga personat e ndryshëm.

Në kontekstin e kësaj sot më datë 24.11.2020 rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës policia ka ndaluar veturën Mazda me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që të gjej në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj:

• Një (1) revole të tipit TT, – M57, kalibër 7.62 mm

• Tetë (8) copë fishek, kalibër 7.62 mm, si dhe

• Një (1) karikator I dyshuari;

➢ S. N, mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

/Gazeta Sinjali/