image Policia e Kosovës me një thirrje për Kurban Bajram

Kosovë

Policia e Kosovës me një thirrje për Kurban Bajram

news image

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që në sezonin verorë dhe gjatë festës së Kurban Bajramit të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, me qëllim të shmangies së aksidenteve në trafik.

Përmes një komunikate, policia thotë se do të veprojë me plan të plotë operacional.

“Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.
Duke e parë shtimin e automjeteve përgjat sezonës verore e poashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit,  Policia e Kosovës KERKON dhe njeherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Në fund Policia e Kosovës ka uruar që festa e Kurban Bajramit të kalojë pa aksidente në trafik./Sinjali/