image Policia konfiskon 31 kilogramë marihuanë, arreston dy persona

Siguri

Policia konfiskon 31 kilogramë marihuanë, arreston dy persona

news image

Policia e Kosovës ka konfiskuar 31 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë si dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër qese të mbushura me substancë narkotike të llojit mariuhanë, po ashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim:
Katër qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gramë, tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gramë, dy vetura, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave, tre telefona, para të gatshme 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se dy të dyshuarit e arrestuar janë shtetas të Shqipërisë: A.M (1979) dhe A.M (1995).

Dy të arrestuarëve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Sinjali/