image Policia e Kosovës ka hapur rast hetimi për personin i cili shpërndau lajmin për vdekjen e Isa Mustafës

Siguri

Policia e Kosovës ka hapur rast hetimi për personin i cili shpërndau lajmin për vdekjen e Isa Mustafës

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar një person të dyshuar për shpërndarjen e lajmeve të rreme për vdekjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Policia në një përgjigje pë Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe janë duke e hetuar rastin edhe më tutje.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK-së po vazhdon të qëndrojë në vetizolim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/watch/?v=283383126072638