image Policia e Kosovës jep detaje për 40-vjeçarin e zhdukur nga Vushtrria

Kosovë

Policia e Kosovës jep detaje për 40-vjeçarin e zhdukur nga Vushtrria

news image

Policia e Kosovës, ka konfirmuar zhdukjen e Musli Krasniqit, 40-vjeçari nga Vushtrria.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar se tri ditë më parë është raportuar i zhdukur personi 40-vjeçar, ndërsa tash e dy ditë së bashku me familjarë janë duke kërkuar 40-vjeçarin.

“Pardje është raportuar si person i zhdukur, bëhet fjalë për një 40-vjeçar, dje dhe sot kanë kërkuar zyrtarët policorë së bashku me familjarët në disa zona ku mendohet se mund të ketë shkuar. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për rastin”, ka deklaruar Zahiti për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka biseduar më herët me familjarë të tij të cilët kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që e shohin Musli Krasniqin ta lajmërojnë vëllain e tij, Mehdi Krasniqin.

Ata kanë thënë se janë të shqetësuar lidhur me zhdukjen e tij pasi që nuk e din vendndodhjen e Muslisë.

“Që nga 28 tetori i këtij viti Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe as sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes”.

“Familja e Isuf Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë që nga 28 tetori i këtij viti është në ankth të madh pasi biri i tyre Musli Krasniqi ka dalur nga shtëpia pa informuar askënd se ku po shkon dhe që nga ajo ditë ai po konsiderohet i zhdukur”, kanë thënë përmes telefonit familjarë të Muslisë.

“Për ketë rast familjarët kanë informuar policinë në Vushtrri, por deri më sot as policia dhe askush nuk kane mund të gjejnë vendndodhjen e tij dhe s’ka asnjë gjurmë se nga ka shkuar Musliu. Kushdo që ka informacione të na lajmëroj në numrin e telefonit 044472761”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/