image Policia e Kosovës i reagon Listës Serbe: Kovaçeviq nuk u sulmua për fushatë anti-serbe, por për prerje pylli - Sinjali

Policia e Kosovës i reagon Listës Serbe: Kovaçeviq nuk u sulmua për fushatë anti-serbe, por për prerje pylli

news image

Dje, subjekti politik serb “Lista Serbe” ka thënë se Milan Kovaçeviq u sulmua në Skenderaj si pasojë e fushatës anti-serbe nga Qeveria e Kosovë.

Në lidhje me këtë, pak më parë ka reaguar Policia e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, thuhet se fjalosja ka ardhur pasi Kovaçeviq është shprehur se mashkulli kosovar me iniciale B.S ia kishte dëmtuar pyllin.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe duke intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin