image Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje për patrullim të përbashkët

Siguri

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje për patrullim të përbashkët

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku është takuar me drejtorin e Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu. Në këtë takim është nënshkruar edhe një marrëveshje e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, transmeton Sinjali.

Drejtori i PSH-së, Ardi Veliu ka deklaruar se gjatë sezonit veror do të ketë patrullime të përbashkëta.

“Në rastin konkret është firmosja e marrëveshjes së përbashkët në lidhje me ardhjen e parullave Policore të Kosovës në në mbështetje të strukturave të policisë së Shqipërisë dhe më konkretisht në ato të Policisë Rrugore.  Prezenca e patrullave të Policisë së Kosovës ndoshta është pak simbolike por ofrojnë një ngrohtësi dhe siguri”, ka thënë ai.

Kurse drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti ka deklaruar se ngritja e bashkëpunimit në mes institucioneve ka sjell edhe në arrestimin e atyre të cilët kryejnë veprimtari të paligjshme.  

“Natyrisht që bashkëpunimi jonë nuk është ngushtuar vetëm në fushën e trafikut, por edhe në fusha të tjera. Patëm një operacion jashtëzakonisht të mirë para disa ditëve, në operacionin e konfiskimit të narkotikëve gjatë periudhës që lamë pas. Qe një operacion që rezultoi me një sukses të jashtëzakonshëm e që është çmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë edhe besoj edhe nga gjithë të tjerët”, ka thënë ai./GazetaSinjali/