image Policia arreston të dyshuarin për ‘tentim vrasje’ në Pejë

Kosovë

Siguri/ Policia arreston të dyshuarin për ‘tentim vrasje’ në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për tentim vrasje në Pejë që kishte ndodhur më 2 shtator të këtij viti në rrugën “Eliot Engel”.

Pas 2 ditëve në arrati Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj të dyshyarin, A.GJ 32-vjeçar. Policia i ka gjetur armën e tipit “Pietro Bereta” me të cilën dyshohet se ka kryer tentim vrasjen.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”. Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve.”, thuhet në njoftim.

Sinjali kishte raportuar për të shtënat me armë zjarri në mbrëmjen e dy shtatorit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 (tri) herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës.

Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3(tri) gëzhoja të kalibrim 9mm, po ashtu është konfiskuar  edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.