Policia e Kosovës ka arrestuar një person në afërsi të Obiliqit në vendin ku janë mbledhur serbët për të festuar përvjetorin e Betejës së Kosovës, apo siç njihet ndryshe festa e Vidovdanit, përcjell Gazeta Sinjali.
Nuk dihen arsyet e arrestimit mirëpo mediat serbe raportojnë se i arrestuari është nga Podgorica, Mali i Zi.
Edhe në të kaluarën policia është detyruar të kryej arrestime për shkak të provokimeve dhe mesazheve politike të cilat i kanë plasur të pranishmit kundër shtetit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/