image Policia e Kosovë e zë në flagrancë biznesin që shërbente si bastore

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovë e zë në flagrancë biznesin që shërbente si bastore

news image

Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhër të gjyqtarit mbrëmë ka bastisur një lokal në Fushë Kosovë, në të cilin dyshohej që po organizoheshin lojëra të fatit.

Gjatë bastisjes njësitë policore kanë arrestuar një punëtor të lokalit dhe si dëshmi kanë konfiskuar një Softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.

Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ende nuk dihet se kush është pronari i lokalit. /Gazeta Sinjali/