image Policia e konfirmon raportimin e Sinjalit për operacionin në Baballoq, tregon për armët që gjeti

Ekskluzive

Policia e konfirmon raportimin e Sinjalit për operacionin në Baballoq, tregon për armët që gjeti

news image

Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar sot në orët e pasdites në fshatin Baballoq të Deçanit, ku Policia ka bastisur një lokacion dhe ka konfiskuar katër armë zjarri.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se njëra nga armët ishte me leje, por dyshohet se është keqpërdorur nga pronari, i cili e kishte dhënë atë në duart e një personi tjetër pa asnjë autorizim.

Burime nga fshati konfirmojnë për Sinjalin se pjesëtarët e Policisë janë parë duke kontrolluar një shtëpi dhe më pas duke i shoqëruar disa persona të dyshimtë në stacionin policor të Deçanit.

Banorët lokalë thonë se operacioni ka zgjatur për disa orë dhe është zhvilluar me prezencë të shtuar të njësiteve policore.

Lidhur me rastin ka folur edhe Policia e Pejës e cila ka konfimruar aksionin për të cilin raportoi Gazeta Sinjali.

Driton Rugova, zëdhënësi për media ka treguar se çka është konfiskuar në fshatin Baballoq të Deçanit.

Ai tha se janë gjetur dhe konfiksuar tri pushkë, një pistoletë me karikator, një mjet i mprehtë dhe 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për rastin janë arrestuar edhe disa persona.

/GazetaSinjali/