Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë pas mesnate një person në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se i njëjti ka vjedhur një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i dyshuari u identifikua për shkak se nuk posedonte autorizim përkatës për veturën që drejtonte në momentin e ndaljes.
Vetura që drejtonte i dyshuari, sipas policisë, ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Pejë.
“Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës. Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë”, tha Zahiti.
Zëdhënësi i policisë tha se vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërkohë që rasti i ka kaluar policisë së rajonit të Pejës./Gazeta Sinjali/