image Policia e kap me armë ilegale prizrenasin që bën gjueti të kundërligjshme, shoqërohet në stacion

Siguri

Policia e kap me armë ilegale prizrenasin që bën gjueti të kundërligjshme, shoqërohet në stacion

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë të ndryshme pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Korishë të Prizrenit, ku është identifikuar një person i dyshuar për gjueti të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa Policia tek i njëjti ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri të cilat ai i përdorte për gjueti.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 64-vjeçarit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Gjueti e kundërligjshme’.

/GazetaSinjali/